TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku po diskutohet projektligji i buxhetit të vitit 2023.
Kryetarja e Komisionit, Grida Duma i drejtoi pyetje ministres së Rinisë, Bora Muzhaqi, për shifrën e buxhetit, për të cilën tha se është 5 miliardë.
Por fakti që nuk bënte një ndarje se sa shkonte për fëmijët e sa shkonte për të rinjtë, bëri që Duma të ndërpriste mbledhjen për disa minuta.
Grida Duma: Sa e ke buxhetin për fëmijët?
Bora Muzhaqi: 5 miliardë lekë.
Grida Duma: Sa për fëmijët dhe të rinjtë?
Bora Muzhaqi: E ke shifrën te Instati, mund ta bëni llogaritjen.
Grida Duma: Nuk e ke shifrën. Buxhetin për rininë dhe nuk bën një krahasim mes 2022 dhe 2021. Po mbroni të pambrojtëshmen. Nuk e mbron dot veten se nuk mundet. Marrin dhe masa disiplinore në komision. Ne dhe ju dini shumë mirë. Mbylle komisionin.
Albana Vokshi: Nuk bëhet kështu. Duam përgjigje të saktë, ndaj kemi ministren këtu.
Pas disa minutave, mbledhja u kthye për t'u shoqëruar sërish me debate mes deputetit Ilir Metaj dhe deputeteve të opozitës, Oriola Pampuri e Albana Vokshi. Kryetarja e Komisionit vendosi që ta mbyllte këtë pikë të rendit të ditës duke thënë se duhen të dhëna të tjera për t'i çuar Kuvendit një raport të mirëfilltë.
“Do të duhet të bëjmë dhe një dëgjesë tjetër që ta konsiderojmë të mirëfilltë se kushdo mund ta konceptojë se dëgjesa për buxhetin është 1 orë. Presim që brenda ditës së nesërme ose pasnesër të kemi të dhënat statistikore. Aq më mirë nëse jepen që sot”, tha Duma.