AKTUALITET, 8 Nëntor 2022, 11:45

Grabitet marketi, flet pronari: Morën kasafortën, cigare dhe pijet, autorët ishin të armatosur me automatik

Grabitet marketi, flet pronari: Morën kasafortën, cigare dhe pijet,
Pronari i marketit Bledar Leska

Një market është grabitur nga katër persona të armatosur gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës, në qendër të fshatit Voskop.

Pronari i lokalit, Bledar Leska deklaroi se nga pamjet e kamerave të sigurisë ka parë grabitësit që kanë zbritur nga një mjet i zi, tip Golf.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:45 të mëngjesit. Makina tip  Golf 6 zbret nga rruga e Voskopojës ku bën një rrethrrotullim në pika e karburantit dhe ndalon këtu. Zbresin 4 persona 3 me maska dhe doreza bashkë me armë, i kam monitoruar me anë të kamerave të sigurisë.

Kanë shqyer derën, kanë marrë komplet kasafortën, paketa cigaresh, shishe ëhiskey etj të gjitha. Në kasafortë për fat të keq timin dhe fatin e mirë të tyre kishte harruar çuni portofolin se kishte një defekt në makinë dje dhe lekët i kishte me vete. Gati 1 milion lekë të vjetra që kishte çuni.

Atje veç kishte gjendje arka, paketat, shkojnë deri në 2 milion lekë. Arma ka qenë tip automatik skorpions, me tytë të prerë. Kanë shqyer me tytën e armës, me shqelma derën dhe kanë hyrë brenda. Duket edhe arma të cilën e kanë lënë mbi banak. Kanë mbaruar punë dhe kanë ikur rrugës së fshatit Voskop. Rast i tillë nuk më ka ndodhur herë tjetër. Rast i rrallë pas kaq vitesh”, deklaroi pronari.