AKTUALITET, 25 Maj 2026, 18:32

Ministri grek i Mbrojtjes viziton Katedralen Ortodokse në Tiranë, homazhe te varri i Kryepiskopit Anastas

Ministri grek i Mbrojtjes viziton Katedralen Ortodokse në Tiranë,

Në përmbyllje të vizitës së tij në Tiranë, Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, vizitoi këtë të hënë Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet, ku u prit nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani.

Sipas njoftimit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, gjatë vizitës u zhvillua një takim në atmosferë miqësore.

Më pas Dendias, i shoqëruar nga Kryepiskopi Joan, bëri homazhe pranë varrit të Kryepiskopit të ndjerë Anastas.