TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar qeverisjen e Edi Ramës në mandatin e katërt, u shpreh me konsiderata për punën e tij në diplomaci dhe në kontrollin e territorit, por e kritikoi për personalizimin e ideimit të ndërtimeve dhe nivelin e korrupsionit.
Pjesë nga biseda
Rakipi: Jemi në mandatin e katërt të Ramës. Çfarë ka bërë mirë dhe çfarë keq?
Topi: Për mua në planin e diplomacisë ka punuar mirë, ka shtuar frekuencën e kontakteve me botën perëndimore, por e ka personalizuar. Duhet të kishte punuar në ekip.
E dyta në kontrollin e territorit se të ngrihej ndërtimi informal te dritarja. Jo çdo e mirë prodhon të mirë. Ka marrë zonat preferenciale, ka një lloj raporti klientelist me ndërtuesit dhe ka krijuar një farë monopoli, shiko bregdetin.
Rakipi: Bregu mirë, por shiko kryeqytetin.
Topi: Edhe historia për të ideuar ndërtimet e personalizuara është e gabuar. Kur bregu bëhet pronë e atyre që e kanë ndërtuar është e gabuar.
Rakipi: Korrupsioni?
Topi: Ka dalë zbuluar te niveli i korrupsionit. Është konstatuar te i gjithë ekipi i tij.