TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është më afër se kurrë me Bashkimin Evropian.
Nga Durrësi, në 35-vjetorin e PS në këtë qytet, Rama u shpreh se nga nesër, fillon mbyllja e grupkapitujve, me konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel.
“Qëllon edhe që do të jetë dita përpara mbledhjes, konferencës ndërqeveritare Shqipëri BE nesër, ku do të vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE. Shqipëria, pasi hapi të gjitha kapitujt në kohë rekord, tanimë konsiderohet e gatshme për të filluar nga mbyllja e kapitujve të negociatave. Konferenca e nesërme zhvillohet sipas kalendarit, me synimin e përbashkët që negociatat e anëtarësimit të mbyllen brenda 2027. Është një majë që tani e prekim me sy dhe rrugën e kemi të piketuar. Edhe kohën për ta zhvilluar atë rrugë e kemi të planifikuar. Jemi sot, më afër se asnjëherë BE”, tha Rama.