AKTUALITET, 14 Qershor 2024, 12:30

Deputetët e opozitës përplasen me policinë, forcat e rendit i largojnë me spraj lotsjellës

Deputetët e opozitës përplasen me policinë, forcat e rendit

Deputetët e opozitës janë përplasur me policinë gjatë protestës para Bashkisë Tiranë.

Ndërkohë forcat e rendit kanë ndërhyrë duke i larguar deputetët e opozitës me spraj lotsjellës.

Raportohet se ka pasur një përplasje verbale mes Gazment Bardhit e Bledjon Nallbati me drejtorin e policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe drejtorin e Departamentit për Sigurinë Publike, Rebani Jaupi.

Gjatë protestës janë hedhur bomba molotov në drejtim të Bashkisë, si edhe u hodhën tymuese e u dogjën goma.