AKTUALITET, 14 Qershor 2024, 13:40

Policia shoqëron pesë protestues të opozitës

Policia shoqëron pesë protestues të opozitës

Policia e Shtetit ka shoqëruar pesë qytetarë, pasi incidenteve të krijuara në protestën e 12 të opozitës para Bashkisë së Tiranës.

Sipas policisë, një prej tyre është arrestuar, pasi ka hedhur molotov.

Edhe në protestën e sotme, protestuesit fillimisht “shkulën” gardhin rrethues të vendosur para bashkisë, më pas nisën me hedhjen e bombave molotov dhe tymueseve, për të përfunduar te djegia e gomave.

Në momentin e djegieve të gomave, ndodhen edhe përplasjet më të forta mes anëtarëve të opozitës dhe efektivëve, me këta të fundit që përdorën gaz lotsjellës për t’i larguar.

Gjatë përplasjes me policinë, Klevis Balliu u rrëzua në tokë, gjë e cila acaroi deputetët e opozitës të cilët shpërthyen me sharje ndaj punonjësve të policisë.