AKTUALITET, 7 Nëntor 2022, 16:23

Goditi dhe dëmtoi policin gjatë shoqërimit, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

Goditi dhe dëmtoi policin gjatë shoqërimit, arrestohet

Një 38-vjeçar në Vlorë është vënë në pranga, pasi gjatë shoqërimit nga efektivët për shkelje të Kodit Rrugor, ka goditur dhe ka dëmtuar punonjësin e Policisë.

Blutë bëjnë me dije se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë shoqërimit për veprime të mëtejshme procedurale, në lidhje me një masë administrative për shkelje të Kodit Rrugor, ka goditur dhe ka dëmtuar punonjësin e Policisë.