TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen emrat e tre kandidatëve të rinj që do të garojnë në primarët e Partisë Demokratike në Tiranë, për të hyrë më pas në garën e madhe të zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen më 14 maj 2023.
Në një deklaratë për mediat, Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), Albana Vokshi bëri të ditur se këto emra janë persona të cilët kanë plotësuar të gjitha dokumentacionet dhe kushtet e garës.
Kandidatët e rinj janë: Julian Deda, Fatmir Merkoçi dhe Enkelejda Fejzo.
Në total kandidatët për Primaret në Tiranë deri më tani janë shtatë.
1. Belind Këlliçi
2. Gert Bogdani
3. Ilir Alimehmeti
4. Adriana Kalaja
5. Enkelejda Fejzo
6. Fatmir Merkoçi
7. Julian Deda
Mbrëmja e së dielës, datë 6 nëntor, ora 20:00, ishte afati final që Komisioni Zgjedhor në PD përcaktoi për regjistrimin e kandidatëve në primare për tre bashkitë më të mëdha në vend, Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.
Pa kandidatë zyrtarë për primaret janë Bashkia Durrës dhe Bashkia Elbasan.