TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në kuadër të primareve brenda partisë Demokratike, Edvar Kodheli ka prezantuar kandidaturën e tij për bashkinë e Fierit. Nëpërmjet një deklarate ai ka bërë me dije se kishte vendosur të kandidonte në mënyrë që në garë të përzgjidhej më i kualifikuari për të sjellë ndryshimin e duhur.
“Kam vendosur të kandidoj i sigurt se: Nuk ka më kohe për këdo që e do atdheun , e do Shqipërinë. Nuk ka më kohe të mendohemi se mbase ndryshimi vjen vetë, Nuk ka më kohe të bëjmë spektatorin. Nuk ka më kohë të lejojmë të kapemi nga politika e korruptuar.
Nuk ka më kohë të drejtohemi nga pa-aftësia, neglizhenca, korrupsioni, dhe arroganca. Nuk ka më kohë të vazhdojë hemorragjia e largimit të të rinjve, zhvlerësimi i pedagogeve, mjekëve, apo çdo profesioni te lire. Gara është ajo që përzgjedh më të mirin, më të kualifikuarin për të bërë ndryshimin e duhur.
Kjo është arsyeja që, si qytetar, si përkrahës i Partisë Demokratike, si njeri i lirë dhe pa paragjykime, apo i pakushtëzuar nga kundërshtaret politikë, vendosa të garoj si kandidat në Primaret që organizon Partia Demokratike për Kryetarin e Bashkisë Fier”-deklaroi Kodheli.