AKTUALITET, 24 Qershor 2025, 09:01

Tërmet i fuqishëm në Tiranë, ja ku ishte epiqendra. Regjistrohen edhe 6 pas-lëkundje

Tërmet i fuqishëm në Tiranë, ja ku ishte epiqendra.

Një tërmet me magnitudë 4.4 rihter goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, 24 qershor. Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit është regjistruar, rreth orës 5.05  pranë zonës së Kamzës, në një thellësi prej vetëm 5 kilometrash.

Epiqendra ishte 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës. Lëkundjet janë ndjerë në kryeqytet dhe në zonat përreth, si edhe në Durrës.

Tërmeti është shoqëruar nga 6 paslëkundje, të regjistruara brenda 10 minutave pas goditjes së parë, me magnituda 2.2, 2.2, 3.1, 3.4 2.6 dhe 2.1. ballë.

Deri në këtë moment, nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Tërmet i fuqishëm në Tiranë, ja ku ishte epiqendra.

Tërmet i fuqishëm në Tiranë, ja ku ishte epiqendra.