TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Viti 2025 ka nisur me rritje të ndjeshme të borxheve të pushtetit qendror dhe atij vendor ndaj bizneseve dhe qytetarëve. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, stoku i detyrimeve të prapambetura ka arritur në total në 9.4 miliardë lekë apo 94 milionë euro nga 73 milionë euro në dhjetor 2024, duke regjistruar një rritje me rreth 21 milionë eurosh.
Në totalin e borxhit të akumuluar deri në Mars 2025, qeveria qendrore zë 3.8 miliardë lekë dhe ndërsa pushteti vendor zë afro 4.2 miliardë lekë. Ajo që vihet re është që qeveria qendrore ka rritur stokun e detyrimeve nga fundviti 2024 me rreth 1.2 miliardë lekë, ndërsa pushteti lokal ka kapërcyer me afro 900 milionë lekë në 3 mujorin e parë të vitit.
Sa i takon kategorisë së detyrimeve të prapambeturave, peshën më të madhe e zënë ato për investime publike, duke qenë se përgjatë këtij viti ka pasur një numër të lartë kantieresh të hapura, për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët.
Konkretisht, detyrimet për investime, arrijnë vlerën e rreth 2.8 miliardë lekëve, zë ky i cili ka pësuar rritje në të dy nivelet e qeverisjes, atë qendrore dhe vendore. Nga ana tjetër, stoku i detyrimeve për vendime gjyqësore për largime të padrejta nga puna apo ankimime të bizneseve arrin në 2.4 miliardë lekë, nga 1.3 miliardë lekë që regjistroheshin në Dhjetor 2024. Kategoria “ të tjera” zë afro 1,3 miliardë lekë të totalit të detyrimeve.
Stoku i detyrimeve të prapambetura ka luhatje të vazhdueshme nga një tremujor në tjetrin në varësi të punëve publike të hapura, por angazhimi i qeverisë dhe detyrimi i pushtetit vendor është që të ndjekë një trend shlyerjeje deri në zerimin e plotë të tyre. Shifra në raport me vitet e kaluara është ndjeshëm më e ulët.