AKTUALITET, 23 Qershor 2025, 22:04

"Nuk do të ketë reagim serioz nga Irani"/ Abilekaj: Rusia, Kina dhe Irani nuk ndihen të gatshëm të përplasen me SHBA-të

"Nuk do të ketë reagim serioz nga Irani"/ Abilekaj: Rusia,

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, duke deklaruar se fuqitë si Irani, Rusia apo Kina, nuk janë të gatshme për një përplasje ushtarake me SHBA-të, ndërsa Kina përpiqet ta sfidojë ekonomikisht. 

"Fuqitë si Irani, Kina, Rusia, nuk ndihen të gatshme për përplasje të madhe. Pavarësisht përplasjeve ekonomike që mund të jenë planifikuar, sfidat ndaj Perëndimit janë të mëdha, Kina po hyn për rezervat natyrore edhe në Amerikën Latinë. Në çështje politike dhe ushtarake është e matur. Nuk i intereson konflikt me SHBA në asnjë fushë, përvec ekonomisë.

Edhe partnerët strategjiktë të Kinës, Rusia, Irani, ndoshta edhe Brazili apo India, nuk janë gati për përballje frontale me perëndimin, NATO-n. Nuk do të japin asnjëherë shkas që lufta të thellohet. Nuk do të ketë reagim serioz nga Irani. Do të jetë në iniciativën e SHBA dhe Izraelit nëse do të ketë luftë apo marrëveshje", tha