TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analistët Adi Tela dhe Enton Abilekaj, duke komentuar në emisionin “Të Paekzpozuarit” në MCN TV botimin e një shkrimi të ish-ambasadorit Agim Nesho në një media amerikane ku Rama krahasohej me presidentin e Venezuelës, u shprehën se përpjekjet e opozitës, përtej denoncimit të fakteve dhe lobimeve duhet të jenë brenda vendit.
Biseda
Tela: Sado të jetë interesant shkrimi në Fox News, krijon shqetësim te Rama, por në fund të ditës sado të përpiqemi me Fox News, BE dhe SHBA, zgjedhjet bëhen në Shqipëri. Në këtë periudhë, vëmendja e Shqipërisë është e fundit pas shumë kapitujve që ka bota. Përpjekjet e opozitës, përtej denoncimit të fakteve dhe lobimeve duhet të jenë këtu brenda. Ne këtë bisedë e bëjmë gjithmonë. Po tani mbrapa zgjedhjeve ç’do të bëhet? Nëse themi se PD duhet të zbatojë statutin, nuk mendojmë se do të ketë grup brenda PD që të kërkojë të zbatohet statuti. Ne kemi parë që një pjesë e atyre që pretendohej ta bënin këtë kërkesë, ishin në krahun tjetër, nuk e mundën dot dhe u bashkuan.
Abilekaj: PD duhet të përdorë edhe BE dhe SHBA, por së pari votuesit shqiptarë. Nëse SHBA-ve i shkon me idenë e korruptimit kjo është e pamundur. Por nëse e bind duke sensibilizuar nëpërmjet vlerave, me siguri dikur do të gjesh mbështetje dhe ta marrin seriozisht Shqpërinë. Në vende të vogla si ne me këtë fuqi të qeverisë, është shumë e vështirë të bëhet vetëm nëpërmjet votës së shqiptarëve.