AKTUALITET, 23 Qershor 2025, 22:04

Bombardimi nga SHBA, Muzhaqi: Irani e transferoi uraniumin e pasuruar që në mars

Bombardimi nga SHBA, Muzhaqi: Irani e transferoi uraniumin e pasuruar që

Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi, duke analizuar zhvillimet në Lindjen e Mesme theksoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se presidenti amerikan Donald Trump ka ruajtur një qëndrim të qartë dhe të fuqishëm pro Izraelit dhe kundër regjimit iranian.

“Unë besoj se Trump, pavarësisht presionit nga grupet lobuese dhe pranisë së mbështetësve të Izraelit në strukturat shtetërore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ruajtur një pozicion të fortë dhe të pavarur. Ai ka bërë deklarata të qarta për të treguar se qëndrimi i tij është në mbështetje të plotë të Izraelit.

Ai është i vendosur në qëndrimin e tij kundër regjimit të Iranit dhe ka deklaruar se e ka goditur me sukses.

Madje ka theksuar se është i gatshëm të veprojë përsëri, nëse Irani nuk ulet për të negociuar, apo për të ndërmarrë ndryshime në regjimin e tij.

Mendoj se këto mund të jenë disa nga arsyet pse Trump ka folur me entuziazmin që e ka karakterizuar.

Kjo legjenda e Iranit që po ndërton armë bërthamore është e vjetër. Netanjahu është politikani më i qëndrueshëm në ekspozimin e këtij fakti. Nga ana tjetër edhe vende të tjera, edhe pse jo në mënyrë zyrtare e kanë ekspozuar inciciativn e Iranit për të prodhuar bombë bërthamore. Edhe ish-presidenti Erbakan i Turqisë, ka patur marrëdhënie më miqësore me Iranin dhe e ka këshilluar, çfarë po të duhet bomba bërthamore, merru me ekonominë e këto. Është një realitet i tillë, që Irani përkundrejt deklaratave të tij, nuk po pasuron uranium vetëm për energji elektrike. Në këtë moment, mund të ketë edhe çështje teknike midis agjencisë së informacionit dhe presidentit, që thotë teknikisht nuk e kanë gati dhe nuk po e montojnë në koka bërthamore dhe ky është informacion i vërtetë, nga ana tjetër Presidenti thotë se ata janë në rrugën e formimit të një bombe bërthamore.

Pastaj Irani e ka në retorikën e tij që ju na bombarduat, por ne i kemi transferuar që në mars rezervat e Iranit”- tha Muzhaqi.