TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 4-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor pasditen e sotme në fshatin Samaticë në Berat.
Mësohet se 46-vjeçari me iniciale R.Gj. ka përplasur me makinë të miturin me iniciale G.O.
Si pasojë e përplasjes, i mituri nuk ka arritur të mbijetojë. Drejtuesi i mjetit është dërguar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 14:00 në fshatin Samaticë, shtetasi R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.