AKTUALITET, 14 Tetor 2024, 14:38

Akuzohen se përndoqën dhe goditën dy 12-vjeçarë, e pësojnë dy vëllezërit

Akuzohen se përndoqën dhe goditën dy 12-vjeçarë, e

Një 21-vjeçar ka përfunduar në pranga nga efektivët e Policisë.

Ndërsa i vëllai i mitur, një 15 vjeçar është proceduar penalisht.

Dyshohet se 21-vjeçari me vëllain e tij kanë përndjekur dhe goditur  me sende të forta dy 12-vjeçarë.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. K., 21 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij 15 vjeç, pasi dyshohet se kanë përndjekur dhe goditur me sende të forta dy shtetas 12 vjeç.", sqaron policia.