TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja Albana Vokshi ka folur për mediat pas daljes nga seanca gjyqësore, e paditur nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, pas denoncimit të bërë në Facebook për daljen e një teze provimi.
Vokshi: Sot u zhvillua seanca, ishte seanca e parë që shqyrtoheshin provat, ose duheshin të shqyrtoheshin provat që kishte sjellë përfaqësuesi i ministres Kushi, e cila edhe sot nuk u paraqit në Gjykatë.
Edhe sot u vërtetua, duke parë edhe provat që u vunë në dispozicion, që koha i ka dhënë të drejtë mësues për skandalin që po ndodhte në provimin e vlerësuesve të arsimit parauniversitar.
Nuk kishte asgjë në prova, kishte vetëm disa shkrime në media të ndryshme të cilët kishin publikuar statusin që unë kisha publikuar pas denoncimit të mësueses. Edhe unë vura në dispozicion provat dhe mesazhin që më ka ardhur nga një mësuese e Elbasanit më 7 prill.
“Dua të denoncoj një skandal, por ju lutem jeni e ndjeshme në këto tema, ndaj mos më nxirrni se më heqin nga puna.
Kjo të bën të kuptosh cili është statusi i mësuesve. Ata nuk guxojnë të flasin, janë të survejuar nga patronazhistët, janë të kërcënuar me vendin e punës. Mësuesi gjen mënyrën për të denoncuar një skandal tek përfaqësuesit e një partie.
Ministrja në vend të krijonte një grup pune dhe të vinte para drejtësisë të gjithë ata që kishin nxjerrë testet, ministrja më paditi në Gjykatë. Unë do të vazhdoj të jem zëri i çdo mësuesi sepse situata në sistemin arsimor është ulëritëse.
Kemi një qeveri që kryesohet nga një i paditu dhe që nuk e do arsimin, urën arsimin dhe edukimin,"-deklaroi Vokshi.