TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka mohuar t’i jetë kërkuar nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbyllja e shkollave në Tiranë. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama vijoi të mbrojë vendimin e tij. Ai tha po ashtu se nuk i bën presion askush.
“Të shkosh ta bësh aktivitetin në një vend tjetër pa marrë leje. Këtë ka vërtetuar edhe vendimi i djeshëm i gjykatës.
Doni të kërkoni konspiracione dhe të dëshmoni këtë me qëllime të errëta. Mua nuk më bën presion askush, asnjë politikan i asnjë shteti këtu apo jashtë sepse unë jam kryeministri që më kanë zgjedhur shqiptarët.
Unë këtu mund të bëj gabime, por janë gabime që nuk vinë nga qëllimi i keq, por nga një gjykim që mund të mos jetë i duhuri”, tha kreu i qeverisë.