AKTUALITET, 27 Shtator 2022, 19:38

Ahmetaj “zhvishet” nga të gjitha postet në PS, Rama zgjedh drejtuesin e ri politik të qarkut të Vlorës

Ahmetaj “zhvishet” nga të gjitha postet në PS, Rama zgjedh

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë në selinë e Partisë Socialiste. 

Drejtues politik për qarkun e Vlorës është zgjedhur Blendi Klosi, duke zëvendësuar kështu Arben Ahmetajn i cili “zhvishet” nga të gjitha postet që kishte në PS.

Kujtojmë se Ahmetaj u shkarkua pak kohë më parë nga detyra e zv.kryeministrit pa ndonjë shpjegim nga qeveria dhe vendin e tij e zuri, Belinda Balluku. 

Ende mbetet e paqartë se çfarë ndodhi mes tij dhe kryeministrit Rama, marrëdhëniet mes të cilëve dukeshin të mira. 

Drejtuese politike për qarkun e Shkodrës është zgjedhur Elisa Spiropali, ndërsa në Kukës është vendosur Pandeli Majko.