AKTUALITET, 27 Shtator 2022, 18:55

Berisha: Ftoj mjekët dhe infermierët të ngrihen në greva dhe protesta të fuqishme

Berisha: Ftoj mjekët dhe infermierët të ngrihen në greva dhe

Kryetari i PD, Sali Berisha, bëri thirrje nga Gramshi për protesta të fuqishme dhe greva, si kundërvënie ndaj keqqeverisjes së Edi Ramës. 

Gjatë bashkëbisedimit me simpatizantët e PD dhe qytetarët e Gramshit, Berisha tha se qytetarët po varfërohen, ndërsa Edi Rama dhe qeveria e tij vjedhin çdo ditë. Sipas Berishës, 1 km autostradë në vend ndërtohet me 22 mln euro në një kohë kur në Europë ndërtohet me 2-3 mln euro. 

Berisha ftoi mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë për për t'iu bashkuar protestave dhe grevave. 

"Ndaj dhe ky sezon fton çdo mjek, infermier, punonjës shëndetësor ti shërbejmë qytetarëve me greva e protesta, sepse ky është një shërbim më i mirë. Ju garantoj se ndërhyrja e qeverisë së ardhshme, do të jetë e fuqishme. Ju e dini se ne mbidyfishuam rrogat e mjekëve dhe infermierëve", premtoi Berisha. 

Me qëndrimin që ka mbajtur kjo qeveri ndaj mjekëve, pa përjashtim çdo njeri mund të kishte ikur, siç kanë ikur 3-4 mijë gjatë viteve të fundit.

"Por përsëri unë dua të them këtu, mjekëve, infermierëve që koha sot është më shumë se kurrë për greva dhe protesta të fuqishme në sistemin shëndetësor, sepse ky sistem po shkon drejt zhdukjes nga një njeri që nuk ka asnjë sens për qeverisje, shëndetësinë e qytetarëve për sistemin e kujdesit të tyre. Ndaj dhe ky sezon fton çdo mjek, infermier, punonjës shëndetësor ti shërbejmë qytetarëve me greva e protesta, sepse ky është një shërbim më i mirë. Ju garantoj se ndërhyrja e qeverisë së ardhshme, do të jetë e fuqishme", tha Berisha.