TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në emisionin ‘Open’ rreth zhdukjes së Ervis Martinajt.
Siç edhe ka theksuar më herët gazetarja Lala tha se në videon e siguruar ku shihen lëvizjet e fundit nga Martinaj, ka qenë në shoqërinë e një vajze.
“Kishte dyshime se kishte marrë pjesë në varrimin e kushëririt të tij, Brilant Martinaj. Po ashtu dy ditë nga data 5 gusht ka një moment tjetër të pamjeve vizuale të tij, në datën 9 babai i tij i thotë prokurorisë se ka humbur kontaktet me të birin e tij.
Ky është një hetim i vështirë për autoritetet tona.
Prokuroria është duke hetuar”, tha gazetarja duke shtuar: “Nëse Jeton Lami flet sa lart shkon inkriminimi i policisë. Nëse shteti nuk ndërhyn në trekëndëshin Tiranë-Nikël dhe Fushë Kuqë do të ketë masakër”, tha ajo.