AKTUALITET, 27 Shtator 2022, 22:03

U qëllua me armë zjarri, humb jetën 44-vjeçari në Vaun e Dejës

U qëllua me armë zjarri, humb jetën 44-vjeçari në

44-vjeçari që u plagos në rrethana ende të paqarta në Vaun e Dejës nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës. Bëhet e ditur se P. K., 44 vjeç, nga Lezha ka humbur jetën në sallën e operacionit, në spitalin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qafë Çelë të Pukës, por rrethanat nuk dihen ende.  U qëllua me armë zjarri, humb jetën në sallën e operimit 44-vjeçari në Vaun e Dejës.

NJOFTIMI 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.