AKTUALITET, 30 Tetor 2024, 12:11

Gjokutaj shkon në SPAK, avokati i Ilir Metës: Tërhoqa vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit

Gjokutaj shkon në SPAK, avokati i Ilir Metës: Tërhoqa vendimin

Avokati i ish-presidentit të vendit Ilir  Meta, është parë këtë të mërkurë në dyer e SPAK.

Genc Gjokutaj deklaroi se u paraqit në gjykatë e Posaçme për të tërhequr vendimin e zbardhur për masën e sigurisë ndaj ish presidentit.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se me marrjen e këtij vendimi avokati ka pesë ditë kohë për të paraqitur ankimimin në gjykatën e apelit të posaçëm.