TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, ka pushuar çështjen ndaj deputetit socialist Agron Çela.
Procedimi penal për veprën ‘Mashtrimi’ ishte regjistruar pas kallëzimit të një shtetasi.
Kujtojmë se deputeti socialist i Shkodrës është paraqitur në SPAK edhe më parë, për çështjen CEZ-DIA. I pyetur asokohe nga gazetarët se për çfarë u pyet nga prokurorët e posaçëm, ai tha: “isha për punët e mia.
Por deputeti tashmë i PS, dikur një prej njerëzve më të besuar të ish- Presidentit Ilir Meta, sipas SPAK ka përfituar para nga DIA e Kastriot Ismaliajt në një kohë kur shoqëria ku ai ishte aksioner nuk ka dhënë asnjë shërbim.
“Në lidhje me shoqërinë BTT me ortak të vetëm shtetasin Shpëtim Shehu, e cila ka përfituar nga shoqëria DIA shumën prej 16.800.000 lekë hetimi ka provuar se kjo shumë ka pasur si përfitues fundor shoqërinë ‘Xhenis’ shpk, me ortak shtetasin Agron Çela i cili në vitin 2013 zgjidhet deputeti i Kuvendit të Republikës, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim”, thotë SPAK.
Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 15.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Kërkesë për pushimin e procedimit penal nr. 22 të vitit 2024”.