AKTUALITET, 13 Nëntor 2024, 12:35

E rëndë/ Gjendet e pajetë në banesë e moshuara në Elbasan! Dyshimet e policisë

E rëndë/  Gjendet e pajetë në banesë e moshuara në

Një 77-vjeçare është gjetur e pajetë brenda banesës së saj në fshatin Dragostunjë të Elbasanit.

Uniformat blu bëjnë me dije se e moshuara u gjet e pajetë në banesë dje 12 nëntor.

Sipas bluve të Elbasanit dyshohet për shkaqe natyrale, pasi 77-vjeçarja vuante nga disa sëmundje.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 12.11.2024, në fshatin Dragostunjë, ka humbur jetën në banesën e saj, shtetasja V. B., 77 vjeçe, dyshohet për shkaqe natyrale, pasi vuante nga disa sëmundje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.