TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish ministri Beqaj po pret në korridoret e Kuvendit momentin për të hyrë në komisionin hetimor të sterilizimit për të dëshmuar.
Dje seanca u ndërpre në dëshminë e tij pasi ish ministri kërkon poëer point, të prezantojë dëshminë me foto dhe video. Kjo kërkesë u debatua dhe nuk u pranua nga opozita.
Ndërkohë sot ka sjellë me vete disa foto të zmadhuara pjesë të prezantimit të tij, që tregojnë pamje nga spitalet para 2013 dhe koncesionit të sterilizimit.
Kryetarja e Komisionit hetimor për Koncesionet në Shëndetësi Albana Vokshi refuzoi dje që ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj të flasë para Komisionit dhe të lexojë deklaratën paraprake të mbrojtjes së tij, siç e cilësoi një prezantim në powerpoint.
Ajo i kërkoi disa herë ish-ministrit të japë deklaratën e tij dhe më pas t’iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve, megjithëse kjo gjë është kundërshtuar edhe nga deputetët socialist.
Ndërkohë Beqaj ka shkuar sërish sot në Kuvend, por me një “plan b”. Në vend të prezantimit me powerpoint, ish-ministri ka marrë një set me foto nga gjendja e spitaleve para koncesionit të sterilizimit, pra në vitin 2013.
Beqaj ka pergatitur këto foto që synon t’i përdorë gjatë deklaratës së tij në komisionin hetimor, duke zëvendësuar prezantimin me powerpoint nëse nuk do pranohet ta bëjë një gjë të tillë.




