AKTUALITET, 13 Nëntor 2024, 13:58

Kryepolici Proda tek 'Siguria': Për masakrën e Shkodrës shumë shpejt do të kemi rezultate, e them me garanci! Na financoni

Kryepolici Proda tek 'Siguria': Për masakrën e Shkodrës

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda ndodhet në komisionin e sigurisë në seancë dëgjimore me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në lidhje me projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2025”. 

Proda kërkoi financim të flotës së mjeteve.

“50% e flotës është e amortizuar.. Na duhen 709 mjete. Momentalisht i marrim me qira. Të shikohet mundësia e financimit” tha Proda.

Mbështetje për këtë financim mori dhe nga kryetari i Komisionit Nasip Naço.

Sa i takon Masakrës së Shkodrës, Proda tha: 

'Me garanci iu them se shumë shpejt për atë ngjarje do të kemi rezultate konkrete' 
Ndërkohë buxheti i 2025-ës garanton mbulimin e mbikohës, orët e natës. Mbulimi i efektit të ushqimit për rreth 1 miliard lekë, për projektin e uniformës, pasi kontrata përfundon në fund të vitit.

25.3 miliardë lekë buxheti në total, me një rritje prej 22% në raport me 2024-ën.