AKTUALITET, 13 Nëntor 2024, 14:01

“Si ndihesh”/ Zbardhen mesazhet që mësuesi i dërgoi nxënëses 14-vjeçare në Korçë

“Si ndihesh”/ Zbardhen mesazhet që mësuesi i dërgoi

Bledar Duro, një mësues në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura” në qytetin e Korçës është arrestuar nga policia në qytetin juglindor, pasi akuzohet nga dy nxënëse 14 vjeçare të kësaj shkolle se i ka ngacmuar seksualisht.

Vajzat e akuzojnë mësuesin e tyre se ka përdorur aplikacionin “Whatsapp” për t’i ngacmuar. Burime nga drejtoria rajonale e arsimit parauniversitar në Korçë bëjnë me dije se Duro, mësues i arteve pamore pranë kësaj drejtorie është pezulluar nga detyra, shkruan Euronews Albania. 

Bisedat e mësuesit me nxënëset kanë nisur para një muaji. Mesazhi që ka komprementuar mësuesin është ai që i ka dërguar 14-vjeçares me tekstin: “Si ndihesh, a je eksituar”.

Ky mesazh duket se është prova më e fortë që prokuroria ka në dorë. Mësuesi i arteve pamore sipas oficerëve të policisë gjyqësore i kishte fshirë të gjitha mesazhet e komunikimit ndërkohë që vajza që ka denoncuar rastin i kishte ruajtur.

Me këto mesazhe ajo së bashku me njërin nga prindërit ka takuar psikologen e shkollës, e cila ia ka bërë gjithçka të ditur titullares se shkollës e me pas është lajmëruar policia, e cila ka kryer dhe arrestimin e tij.

Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e 41 vjeçarit për të rikthyer edhe njëherë tjetër bisedat që mësuesi Bledar Duro ka kryer me dy nxënëset e ngacmuara prej tij.