AKTUALITET, 13 Nëntor 2024, 14:23

Debate në Komisionin e Sterizlimit/ Vokshi: Gjatë pushimit Ilir Beqaj bëri takime personale, futi materiale të forta në Kuvend! Mua më ka dhunuar Garda, kurse…

Debate në Komisionin e Sterizlimit/ Vokshi: Gjatë pushimit Ilir Beqaj

Komisioni për Sterilizmin dhe Check rinisi sërish me debate, pas një pushimi gati 1 orë e gjysmë.

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi tha se gjatë pushimit Ilir Beqaj zhvilloi takime personale me deputetë të mazhorancës, ndërsa tha se ai futi në Kuvend materiale të forta.

Sipas Vokshit kjo është diçka e paprecedent.

Teksa e cilësoi rastin e ish-ministrit skandaloz, Vokshi tha se si mundet që garda të mos kontrollojë Ilir Beqajn, ndërsa ajo vetë dhe deputetet e opozitës i janë nënshtruar kontrolleve të gardës akoma edhe për një parfum.