TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, e konsideroi historik vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut.
Shehaj theksoi se ky vendim shënon fundin e pandëshkueshmërisë vetëm për Ballukun, ndërsa për kryeministrin Edi Rama është rradha të përgjigjet para drejtësisë.
Reagimi i plotë i Agron Shehaj:
Më në fund Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin përfundimtar të Belinda Ballukut. Nga sot Belinda Balluku nuk shkon dot më në zyrë, nuk firmos dot më, nuk vjedh dot më qytetarët shqiptarë.
Mund të themi që ky është fundi i pandëshkueshmërisë në Shqipëri? Jo.
Tani e ka radhën Edi Rama.
Sepse çdo njeri në Shqipëri e di që në krye të korrupsionit është Edi Rama dhe vetëm me nxjerrjen para drejtësisë të Kryeministrit Edi Rama mund të themi që ka ardhur fundi i pandëshkueshmërisë edhe në Shqipëri.