AKTUALITET, 6 Shkurt 2026, 17:34

Aksident zinxhir në autostradën Tiranë–Elbasan, përfshihen katër automjete. Krijohet trafik

Aksident zinxhir në autostradën Tiranë–Elbasan,

Ndërsa, si zakonisht, gjatë fundjavës mbizotërojnë radhët kilometrike, një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Elbasan, ku katër automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka shkaktuar vështirësi të përkohshme në qarkullimin e automjeteve, duke krijuar radhë dhe ngadalësim të trafikut në këtë aks të rëndësishëm rrugor. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.