AKTUALITET, 6 Shkurt 2026, 17:48

Përmbyten banesat në Himarë, banorët: Përroi u mbush menjëherë, dëme në katet e para! Uji nuk kursen as komisariatin e policisë

Përmbyten banesat në Himarë, banorët: Përroi u mbush

Reshjet e shiut të ditës së sotme shkaktuan përmbytje në Himarë pas vërshimit të përroit. Banesat që ndodhen pranë shtratit të përroit kanë prani uji dhe balte në katet e para, duke u shkaktuar dëme në orenditë shtëpiake.

“Reshjet kanë qenë shumë të forta dhe përroi u mbush menjëherë. Uji doli në rrugë dhe hyri edhe në shtëpitë tona. Dëmet janë kryesisht në katet e para”, tha një banore.

Gjithashtu, ka prani të baltës dhe ujit edhe përpara komisariatit të policisë.