AKTUALITET, 6 Shkurt 2026, 20:19

Pas Postës Shqiptare tenton të grabisë një market, por dështon, hajduti ngre policinë e Shkodrës në këmbë

Pas Postës Shqiptare tenton të grabisë një market, por

Një shtetas i dyshuar për tentativë grabitjeje në filialin e Postës Shqiptare ka tentuar përsëri të vjedhë, këtë herë në një market në sheshin “Prek Cali”. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15, kur autori, duke u përplasur me punonjësin e marketit, u detyrua të largohet pa marrë asnjë shumë parash.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren, ndërsa grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprime për identifikimin dhe kapjen e autorit në të dyja rastet.