TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e qeverisë për të shpallur pezullimin e Belinda Ballukut si anti‑kushtetues, pas një votimi 4 me 4.
Mosarritja e kuorumit bëri që kërkesa e kryeministrisë të mos pranohet, duke bërë që Balluku të mbetet e pezulluar nga detyra e Zëvendëskryeministres dhe të rrëzohet ankimimi i kryeministrit Rama.
Çështja e Belinda Ballukut ka marrë vëmendje pasi SPAK e pezulloi nga detyra e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, duke e akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik. Qeveria e kryeministrit Edi Rama ankimoi vendimin në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar që pezullimi të shpallet anti‑kushtetues.
Çështja u bllokua në Kushtetuese për shkak të mungesës së shumicës së votave dhe presioneve politike, ndërsa vendimi përfundimtar u dha sot, pas mbledhjes prej 11 orësh të anëtarëve të gjykatës.