TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në lagjen Dunavat në Gjirokastër.
Policia mori njoftimin në orën 17:58 se në lagjen Dunavat pranë furrës së bukës një person është i bllokuar brenda në banesë dhe nuk përgjigjej thirrjeve.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe PMNZSH me katër efektive.
Pasi shkuan në vendngjarje dhe u bë e mundur hapja e derës së banesës u konstatua se personi i mbyllur brenda ishte një burrë me inicialet Sh. D., 67 vjeç, i cili u gjend në dysheme të dhomës së tij i pajetë.