TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një turist polak ka gjetur vdekjen ditën e sotme në vendin tonë. Mësohet se turisti polak 74-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Pilur, në vendin e quajtur “Kisha”.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak. Ndërkohë bëhet me dije se grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/ Sot, në fshatin Pilur, në vendin e quajtur “Kisha”, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak shtetasi polak P. S., 74 vjeç. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorive për veprime të mëtejshme.