AKTUALITET, 16 Qershor 2024, 13:48

Policia gjermane qëllon me armë burrin me sëpatë në Hamburg, përpara ndeshjes Poloni- Holandë për Euro 2024

Policia gjermane qëllon me armë burrin me sëpatë në

Policia gjermane ka qëlluar me armë një burrë të pajisur me sëpatë në Hamburg, përpara ndeshjes së Polonisë me Holandën në Euro 2024.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur në Reeperbahn – një lagje e njohur argëtuese në qendër të qytetit të Hamburgut, përpara ndeshjes së Polonisë me Holandën.

Sipas autoriteteve lokale, burri thuhet se ka kërcënuar oficerët e policisë me një “sëpatë dhe një mjet ndezës” përpara se të qëllohej.

Policia e Hamburgut tha në X: “Në #StPauli aktualisht është një operacion i madh policor.

“Sipas konstatimeve fillestare, një person ka kërcënuar punonjësit e policisë me sëpatë dhe një mjet ndezës. Më pas policia përdori armët e zjarrit. Agresori u plagos dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor”.