TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas zjarrit të dy ditëve me parë në Shkodër. Ai akuzon mafien e ndërtimit që për të hapur sheshe ndërtimi e kanë ndërmarrë këtë hap. Ndërkohë hedhe akuza të forta edhe mbi veprimin e policisë së shtetit që sipas saj dy autorët e zjarrit janë dy fëmijë.
"Dy fëmijë jo 8, por 9-vjeçarë, dy sy kaltër leshverdhë e të bukur si ata!
Miq, mafia e ndërtimit e lidhur si mishi me thonj me pushtetin mafioz për të krijuar sheshe për ndërtimin e kullave të drogës dogji pak ditë dhjetëra e dhjetëra dyqane dhe banesa në tregun më të madh të Shkodrës në një zjarr të paparë në këtë qytet dhe la pa kafshatën e gojës dhe strehë mbi koke qindra e qindra qytetarë.
Në shërbim të mafies narko-policia e Ballës së krimit tha dje mos kujtoni se zjarrin e vuri mafia shtetërore e ndërtimit! Sipas saj shkaku i zjarrit pothuaj apokaliptik nuk ishte mafia e ndërtimit, por ishte vetë pafajësia, ishin dy fëmijë mocanik, 9- vjeçarë, leshverdhë e sy kalter e të bukur si ata. Lëre nuk ke ç’të thuash edhe engjëjt ndonjëherë gabojnë! Me inkriminim e fëmijëve për të mbuluar krimet e mafies, Balla dhe narko-policia dëshmojnë edhe njëherë se janë një me mafien"-shkruan Berisha.