AKTUALITET, 16 Qershor 2024, 18:16

Bllokimi i gomones në Palasë, Taulant Balla thirrje qytetarëve: Denonconi çdo rast!

Bllokimi i gomones në Palasë, Taulant Balla thirrje qytetarëve:

Pas bllokimit të gomones në Palasë, e cila kishte prekur perimetrin e sigurisë në ujë duke rrezikuar jetën e qytetarëve, ka reaguar ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Balla shprehet se Policia Kufitare dhe Njësia Policore detare duhet të rrisin vigjilencën për të garantuar paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhet e gjithë vendit nga Ksamili në Velipojë.

Gjithashtu u ka bërë thirrje pushuesve të denoncojnë çdo rast shkeljeje.

Postimi i Ballës:

Policia Kufitare dhe Njësia Policore detare duhet të rrisin vigjilencën për të garantuar paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhet e gjithë vendit. Përgëzime Policisë Kufitare dhe Njësive Policore detare nga Ksamili deri në Velipojë, për reagimin në kohë ndaj rasteve të shkelësve. Nxis publikun të denoncojë çdo rast.

Bllokimi i gomones në Palasë, Taulant Balla thirrje qytetarëve: