AKTUALITET, 16 Qershor 2024, 16:33

Emigrantët shfaqën banderolën në ndeshjen Shqipëri-Itali: Dua të votoj në zgjedhjet e vitit 2025

Emigrantët shfaqën banderolën në ndeshjen

Mbrëmjen e djeshme është mbyllur ndeshja startuese për kombëtaren shqiptare. Për veç atmosferës dhe numrit të lartë të shqiptarëve në stadium është vënë re edhe një banderolë e madhe.  Në këtë banderolë tifozët të cilët janë emigrantë jashtë vendit kanë kërkuar që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.

"Dua të votoj 2025, nga diaspora" shkruhet në banderolë. Banderola u shfaq në shkallët e stadiumit “Signal Iduna Park” ku i pranishëm për të ndjekur kombëtaren ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Emigrantët kanë shtuar thirrjet e tyre që të votojnë në zgjedhjet për vendin e tyre gjë e cila nuk ka marrë akoma një përgjigje. Banderola të tilla janë shfaqur edhe në takimet që ka zhvilluar kryeministri Rama në Milano por aktivistët nuk u lejuan të shpalosnin shumë gjatë mesazhin e tyre.