AKTUALITET, 28 Gusht 2022, 16:29

Gjendet një person i mbytur në liqenin e Prespës së Madhe

Gjendet një person i mbytur në liqenin e Prespës së Madhe

Një 40-vjeçar është gjetur i mbytur në liqenin e Prespës së Madhe. Trupi i pajetë i 40-vjeçarit, pa shenja dhune, është gjetur në afërsi të fshatit Gollombaç, në bashkinë e Pustecit.

Viktima është identifikuar si Fredi Ceno, banues në fshatin Bitinckë, Devoll. Nuk dihen ende rrethanat se si ai është mbytur.

Njoftimi i policisë:

Me datë 28.08.2022, rreth orës 15:15, në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi F. C., 40 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.