TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e operacioneve të një jave në fushat kundër kultivimit të kanabisit, transportimit të emigrantëve të paligjshëm dhe shumë vepra të tjera penale.
Sipas policisë, në një javë janë finalizuar 21 operacione, nga të cilat janë arrestuar 132 persona, teksa janë shpallur në kërkim 32.
Janë sekuestruar 11 kilogram kanabis i përpunuar si çokollatë, rreth 1,7 kg kanabis, sasi lënde narkotike kokainë, bimë, fara dhe doza kanabisi, 5 automjete, 5 aparate celulare, si dhe shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtari kriminale.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 9 raste dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri, 3 krehëra armësh, kapsolla detonatore, 4 thika, 4 shufra hekuri dhe 1 dorezë metalike.
Njoftimi i Policisë:
Angazhim dhe përkushtim nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Falë punës intensive hetimore dhe policore është zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, dinamika e 4 ngjarjeve kriminale, si dhe janë vënë në pranga autorët e dyshuar të tyre.
Punë profesionale dhe intensive në çdo pikë të kalimit kufitar, për menaxhimin e fluksit të shtuar në hyrje/dalje, gjatë sezonit turistik dhe për goditjen e paligjshmërive. Sekuestrohen rreth 225 000 euro, në Muriqan dhe Kakavije, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas.
Gjatë kësaj jave janë zhvilluar në total 21 operacione policore. Po gjatë kësaj jave, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 518 shtetas, nga këta: 132 janë arrestuar, 354 janë proceduar penalisht dhe 32 janë shpallur në kërkim.
Operacione të finalizuara në të gjithë vendin, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, “Processed drugs” dhe “Rrethrrotullimi” në Lezhë; “Doses” në Gjirokastër dhe “Libofsha” në Fier – 6 shtetas në pranga, 11 kg kanabis çokollatë dhe qindra doza kanabisi të sekuestruara.
Angazhim dhe sakrificë në të gjitha zonat e pyllëzuara të vendit, për të goditur kultivimin e bimëve narkotike, 3 operacione të finalizuara, “Kapedanaj” në Durrës, “Muzgu” në Shkodër dhe “Gjokaj” në Gjirokastër – 3 shtetas në pranga, qindra bimë kanabisi të asgjësuara.
Këtë javë, 7 shtetas të vënë në pranga pasi u kapën duke transportuar 44 emigrantë, kundrejt pagesës, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, në kuadër të operacioneve “Rruga e gabuar” në Mirditë, “Destinacioni” në Lezhë, “Perimetri 190” në Korçë dhe “Road Guard 35” në Gjirokastër.
Finalizohen nga strukturat e DVP Tiranë, 3 operacione policore për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, të koduara “Kasaforta”, “Fshehtësia” dhe “Ëindoës – në pranga 3 shtetas, përsëritës të kësaj veprimtarie kriminale.
3 operacione me fokus goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, “Fati i lojërave” (2 raste) në Tiranë dhe “Basti i fundit” në Korçë – 6 shtetas në pranga.
Plan i detajuar operacional, në kuadër të “Illegality”, të finalizuar në Shkodër, për evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit – Goditen 4 raste të aktiviteteve ekonomike të paregjistruara, arrestohet pronari i një pularie, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas.
Shërbimet e DVKM Vlorë, gjatë operacioneve për kontrollin e mjeteve lundruese dhe argëtuese kanë bllokuar 6 mjete lundruese, nga këto, 5 në Sarandë dhe 1 në Dhërmi. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative pasi nuk respektuan zonën e përcaktuar për mjetet lundruese ose për mangësi në dokumentacion.
Gjithashtu, shërbimet e DVMK Durrës, gjatë kontrolleve përgjatë vijës bregdetare, kanë bllokuar në Shëngjin, 3 mjete të tjera lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative pasi nuk respektuan zonën e përcaktuar për mjetet lundruese ose për mangësi në dokumentacion.
Janë kapur në total 28 persona në kërkim, 26 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 2 të tjerë në kërkim ndërkombëtar.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 9 raste dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri, 3 krehëra armësh, kapsolla detonatore, 4 thika, 4 shufra hekuri dhe 1 dorezë metalike.
Gjithashtu, janë sekuestruar 11 kilogram kanabis i përpunuar si çokollatë, rreth 1,7 kg kanabis, sasi lënde narkotike kokainë, bimë, fara dhe doza kanabisi, 5 automjete, 5 aparate celulare, si dhe shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtari kriminale.
Janë goditur 6 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 54 raste të dhunës në familje.
Janë evidentuar dhe goditur 20 raste të krimeve mjedisore dhe 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 37 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 44 raste.
Është evidentuar dhe goditur 1 rast i veprimtarisë kriminale të zjarrvënies së qëllimshme dhe është proceduar penalisht autori i dyshuar.