AKTUALITET, 27 Gusht 2022, 20:53

Plagoset me armë zjarri 55-vjeçari në Tiranë

Plagoset me armë zjarri 55-vjeçari në Tiranë

Një 55-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në fshatin Kllojkë të Tiranës.

Policia njofton se i plagosur H. Ll. (Xh)., është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit kallashnikov, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.