TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata ka lënë në burg 49-vjeçarin A. O., i cili dyshohet se plagosi me armë zjarri 23-vjeçarin R. M., pak ditë më parë në Tiranë.
Masa “arrest në burg” është caktuar edhe për F. G., i cili dyshohet se strehoi Ostrenin gjatë arratisë.
49-vjeçari mësohet se ka shprehur pendesë para gjykatës, ndërsa ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi 23-vjeçari e kishte goditur me grusht. Ostreni ka thënë se e njihte të riun që të vogël, pasi janë fqinj.
Më 24 gusht në rrugën “Tasim Shehu” 49-vjeçari A. O., plagosi 23-vjeçarin R. M.,
Fillimisht u arrestua vëllai i 49-vjeçarit, D. O., pasi dyshohet se fshehu provat, gëzhojën dhe DVR e kamerave te sigurisë.
Burime bënë me dije se autori është përdorues i lëndëve narkotike. Në banesën e autorit të dyshuar policia gjeti edhe rreth 50 fishekë 9mm dhe10 gr lënde narkotike kokainë.