AKTUALITET, 28 Gusht 2022, 10:56

55-vjeçari dyshohet se u vetëplagos! Arrestohen familjarët dhe i plagosuri, Policia: Arma ishte pa leje

55-vjeçari dyshohet se u vetëplagos! Arrestohen familjarët dhe

Një 55-vjeçar dyshohet se u vetëplagos në Tiranë. Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar të vetëplagosurin, shtetasin H.Xh. dhe dy familjarë të tij.

Ata janë janë vënë në pranga, për shkak se arma ishte pa leje. Po ashtu, familjarët N.Xh. dhe F.Xh. nuk kanë kallëzuar ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit H. Xh., 66 vjeç, N. Xh., 26 vjeç, dhe F. Xh., 53 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

Shtetasi H. Xh., ditën e djeshme, është vetëplagosur me armë zjarri në banesë.

Gjatë kontrollit në banesën e 66-vjeçarit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur për ngjarjen, të cilën shtetasi H. Xh. e mbante pa leje, ndërsa shtetasit N. Xh. dhe F. Xh., nuk kanë kallëzuar krimin.