AKTUALITET, 28 Gusht 2022, 16:14

Patos, gjyshi plagos aksidentalisht me çifte mbesën e tij

Patos, gjyshi plagos aksidentalisht me çifte mbesën e tij

Një gjysh ka plagosur me çifte mbesën e tij 25 vjeçe. 

Ngjarja mësohet se është aksidentale dhe ka ndodhur në Patos Fshat.

Paraprakisht dyshohet që gjyshi ka qenë duke pastruar një armë zjarri tip çifte, kur kjo e fundit është shkrepur aksidentalisht. 

Pas plagëve të marra vajza është dërguar për ndihmë mjekësorë në spitalin e Fierit ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

"Sot, rreth orës 15:40, në Patos Fshat, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi A. M., 82 vjeç, ka plagosur mbesën e tij, shtetasen A. S., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën." - njofton policia. 

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.