AKTUALITET, 3 Maj 2025, 15:17

Gjendet një makinë në flakë në Balldre, dyshohet se i përket autorit të ngjarjes me 5 të plagosur në Laç

Gjendet një makinë në flakë në Balldre, dyshohet se i

Një makinë është gjetur duke u shkrumbuar nga flakët në Balldre. Dyshohet se automjeti i përket autorëve të ngjarjes me 5 të plagosur në Laç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13: pranë ish-Gjykatës së Kurbinit dhe sipas policisë dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave.

Të gjithë të plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shërbimet e Policisë së Lezhës kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave, ndërsa në ndihmë të u kanë shkuar edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.

Ndërkohë, blutë e Lezhës informojë se po punohet për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar.

“Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij”, njoftoi policia.