AKTUALITET, 3 Maj 2025, 14:55

Përgjaket Kisha e Laçit! Shkon në 5 numri i personave të qëlluar me armë zjarri, mes tyre shitësja ambulante!

Përgjaket Kisha e Laçit! Shkon në 5 numri i personave të

Ka shkuar në 5 numri i personave që kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Laç. Fillimisht u raportua për 4 të plagosur, por mësohet se është paraqitur edhe një person tjetër tek Trauma.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Raportohet se një prej tyre ndodhet në sallë të operacionit, në gjendje kritike për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje.