TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i identifikuar si Ronald Ago, pasi u kap duke tentuar të fuste në Shqipëri mallra të kontrabanduara.
Gjatë kontrollit në kamionin që ai drejtonte, u gjetën 116 celularë dhe 18 shishe verë, pa dokumentacionin përkatës dhe të padeklaruara në pikën kufitare, siç kërkohet me ligj.
Sipas policisë, mallrat dyshohet se kishin si qëllim tregtimin në tregun vendas. Në kuadër të operacionit “In”, kamioni dhe mallrat u sekuestruan si prova materiale, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.